Lidhje

SHBA dhe Irani shkëmbejnë të burgosurit


A Falcon 900 of the Swiss Air Force presumed to be carrying carrying American prisoners released by Iran is pictured on the tarmac of Geneva's airport, on Jan. 17, 2016.
A Falcon 900 of the Swiss Air Force presumed to be carrying carrying American prisoners released by Iran is pictured on the tarmac of Geneva's airport, on Jan. 17, 2016.

Irani liroi pesë amerikanë të burgosur dhe në këmbim, Shtetet e Bashkuara falën shtatë iranianë. Shkëmbimi i të burgosurve u pasua ma heqjen e pjesës më të madhe të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit. Tre prej shtetasve amerikanë të liruar mbërritën të dielën në Europë nga Teherani. Një tjetër peng ishte liruar më parë dhe ka mbërritur tani në Shtetet e Bashkuara, ndërsa i pesti vendosi të qëndrojë në Iran.

Tre prej amerikanëve të liruar ndaluan në Gjenevë gjatë rrugës për në Gjermani. Ish marinsi Amir Hekmati qëndroi më tepër se katër vjet në burg nën akuzat për spiunazh dhe Saeed Abedini, një pastor i krishterë, mbahej në burg që nga korriku i vitit 2012, i akuzuar për aktivitet fetar. Gazetari i Uashington Post-it Jason Rezaian, i cili qëndroi në burg për më tepër se 500 ditë, u gjet fajtor për spiunazh nëntorin e kaluar. Presidenti amerikan Barack Obama e përshëndeti lirimin e tij:

"Jason Rezaian po kthehet në shtëpi. Një gazetar i guximshëm, që ka shkruar për jetën e përditshme dhe shpresat e popullit iranian. Qëndroi në burg për një vit e gjysëm. Ai mishëron shpirtin e guximshëm që i jep jetë lirisë së shtypit.”

Familja e Rezaianit në Shtetet e Bashkuara u lumturua nga ky akt:

"Ky është një lajm spektakolar, jemi shumë të lumtur. Mezi pres që të takohem me të. Shpresoj që të jetë mirë me shëndet.”- tha një kushëri i tij.

Edhe gazeta “The Washington Post” e mirëpriti lirimin e gazetarit, por kritikët thonë se Irani nuk ka bërë sa duhet:

"Ky është një lajm i mirë për Jason Rezaian-in dhe familjen e tij. Por mendoj se është shumë herët për të thënë se ky është një lajm i mirë për rreth 18 gazetarë të tjerë, që vazhdojnë të jenë në burg në Iran dhe të gjithë ata gazetarë, të cilët punojnë nën kërcënimin e burgimit nga Teherani.”

Më herët të dielën, shtatë burra iranianë u liruan nga një qendër paraburgimi në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Obama komentoi për lirimin e tyre:

"Në një gjest reciprok, humanitar, gjashtë iraniano-amerikanë dhe një iranian, të cilët po kryenin dënimin, apo ishin në pritje të gjyqit në Shtetet e Bashkluara, u falën. Këta individë nuk ishin akuzuar për terrorizëm, apo shkelje të tjera të rënda të ligjit.”

Kandidati republikan për president Ted Cruz e kritikoi ashpër lirimin e të burgosurve iranianë, si pjesë e marrëveshjes:

"Ne po lirojmë shtatë persona që ishin ndaluar për shkeljen e sanksioneve dhe për ndihmë ndaj Iranit për prodhimin e armëve bërthamore. Ka edhe rreth 12 të tjerë, të cilët kanë shkelur ligjin, për të cilët ne kemi rënë dakord që të mos i ndjekim penalisht.”

Si presidenti amerikan, edhe ai iranian e përshëndetën marrëveshjen bërthamore, e cila synonte frenimin e përpjekjeve të Teheranit për ndërtimin e armëve bërthamore, në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Por të dy presidentët shprehën gjithashtu një mungesë të vazhdueshme besimi mes të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG