Lidhje

Kerry, turne në Evropë, Lindjen e Mesme, Azi


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po udhëton në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi për bisedime mbi disa çështje, duke përfshirë përpjekjen shumëkombëshe për të sjellë stabilitet politik në Siri dhe prova e fundit bërthamore e Koresë së Veriut.

Ndalesa e parë e zotit Kerry do të jetë të mërkurën në Zvicër, ku më shumë se 40 krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Nënpresidenti Joe Biden dhe sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter do të marrin pjesë gjithashtu në këtë tubim vjetor që mbledh në një sallë qeveritë dhe drejtuesit e disa prej kompanive kryesore të botës.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se katër pikat ku do të përqendrohet zoti Kerry përsa i përket ekonomisë do të jenë: rëndësia e luftimit të korrupsionit, iniciativa për energjinë e pastër, zgjerimi i qasjes në internet dhe mjedisi.

Para forumit, zoti Kerry do të takohet me homologun e tij rus, ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov.

Bisedimet dypalëshe vijnë në një kohë kritike në përpjekjet shumëkombëshe për të nxitur një tranzicion politik në Siri.

XS
SM
MD
LG