Lidhje

Sulm vdekjeprurës në një xhami në Arabinë Saudite


Dëshmitarët thanë se persona të armatosur hapën zjarr në një xhami shiite në lindje të Arabisë Saudite, gjatë lutjeve të së premtes.

Pak hollësi janë bërë të njohura dhe raportimet e para flasin për përdorim të mundshëm të bombave apo raketave. Sulmi ndodhi në zonën Mahasen të qytetitAl-Ahsa.

Agjencitë e lajmeve flasin për të paktën tre të vdekur dhe disa të plagosur.

Dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë dhe ambulancat shume shpejt mbushën vendin e ngjarjes.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësine për këtë sulm

Më herët gjatë këtij muaji, zyrtarët saudit ekzekutuan klerikun e njohur Sheikun Nimr al-Nimr, duke shtuar tensionet ne zonën e populluar me pakicën shiite por edhe me Iranin fqinj.

XS
SM
MD
LG