Lidhje

Shpërthime në Siri, 60 të vdekur


U.N. mediator for Syria Staffan de Mistura gestures during a news conference at the United Nations in Geneva, Switzerland, Jan. 25, 2016.
U.N. mediator for Syria Staffan de Mistura gestures during a news conference at the United Nations in Geneva, Switzerland, Jan. 25, 2016.

Nga një shpërthim i trefishtë në një periferi jugore të Damaskut humbën jetën të paktën 60 vetë.

Dy persona hodhën veten në erë sot, gjatë kohës kur vazhdonin përpjekjet e shpëtimit pas shpërthimit të një makine-bombë në periferinë Sayeda Zejnab të Damaskut, ku ndodhet një tempulli më i shenjtë shiit i Sirisë.

Incidentet e sotme ndodhën para se grupi kryesor i opozitës siriane të takohej me të dërguarin e OKB-së Staffan de Mistura në Gjenevë. Zoti Mistura po përpiqet t’i ulë fraksionet ndërluftuese sirianë në tryezën e bisedimeve për t’i gjetur një zgjidhje politike luftës civile gati pesë-vjeçare të vendit.

Para se të marrë pjesë në bisedimet e paqes me qeverinë siriane, Komiteti i Lartë Negociator po kërkon t’i jepet fund bllokadave të qeverisë dhe sulmeve ajrore ruse në zonat e mbajtura nga rebelët.

XS
SM
MD
LG