Lidhje

Britanikja e ISIS dënohet me burgim


Një britanike, e cila e mori fëmijën e saj në Siri dhe iu bashkua grupit Shteti Islamik u dënua me gjashtë vjet burg.

26-vjeçarja Tareena Shakil u dënua nga një gjykatë e Birminghamit si anëtare e ISIS-it dhe se kishte inkurajuar akte terrorizmi.

Në tetor të vitit 2014, ajo morin djalin një-vjeç dhe shkoi me avion në Turqi, duke i thënë familjes se po shkonte në plazh për pushime. Ajo kaloi kufirin për në Siri dhe arriti në Raqqa, baza e Shtetit Islamik.

Por pas tre muajsh, ajo u largua dhe iu dorëzua autoriteteve ushtarake turke. Shakil u arrestua në shkurt të vitit 2015 nga policia në Aeroportin Heathrow pas kthimit në Britani.

Gjatë gjykimit, Shakil mohoi akuzat se i ishte bashkuar Shtetit islamik duke thënë se ajo thjesht donte të jetonte sipas ligjit të rreptë islamik.

XS
SM
MD
LG