Lidhje

Clinton, Sanders para zgjedhjeve në Nju Hempshër


Sanders Clinton
Sanders Clinton

Dy kandidatët demokratë në garën presidenciale zhvilluan një debat të ndezur në Nju Hempshër, pak ditë para zgjedhjeve paraprake që zhvillohen në këtë shtet. Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe Senatori nga Vermonti Bernie Sanders debatuan mbi mënyrat për të ndihmuar klasën e mesme dhe për të mos u influencuar nga grupet e interesit:

Debati filloi me shtrëngimin ritual të duarve, por shumë shpejt u pasua nga thumba dhe akuza të mprehta:

“Nëse ke gjë për të më thënë, ma thuaj direkt, por do ta shohësh se nuk kam ndërruar ndonjëherë pikëpamje apo votën, sepse kam marrë donacione. Unë kam ngritur zërin për zgjedhësit e mi me sa kam mundur dhe këtë e them me krenari. Mendoj se ka ardhur koha të ndalim këtë fushatë njollosjesh që e ke filluar javët e fundit dhe të flasim për temat konkrete”.

Senatori Sanders e sulmoi zonjën Clinton duke e akuzuar se kontrollohet nga grupet e interesit, ndërsa ai vetë nuk ka grupe që e mbështesin fushatën e tij:

“Jam shumë krenar që jam i vetmi kandidat këtu që nuk kam super-pac, që nuk po grumbulloj shuma marramendëse nga bankierët apo grupet e interesave speciale”.

Dy kandidatët shkëmbyen akuza edhe mbi qëndrimin e tyre në politikën e jashtme.

“Kur konkurrove kundër Senator Obamës, e konsideroje atë naiv, pasi ai ishte shprehur i gatshëm të hynte në dialog me armiqtë tanë. Por unë mendoj se pikërisht me këta njerëz duhet të hyjmë në dialog për të negociuar,” tha Senatori Sanders.

“Pa dyshim duhet të përpiqemi për paqe me kundërshtarët tanë, por kjo s’do të thotë që do të turresh t’u hapësh derën e t’u thuash ‘ja ku jam, të bëjmë kompromis,’” iu përgjigj zonja Klinton.

Ajo siguroi një fitore të ngushtë në Ajova, por anketat tregojnë se Sanders kryeson në Nju Hampshër me 16 pikë më shumë.

XS
SM
MD
LG