Policia ruse tha se ka arrestuar shtatë militantë të Shtetit Islamik të cilët kishin planifikuar sulme terroriste në Moskë, Shën Petersburg dhe në rajon Sverdlovsk.
Shërbimi i Sigurimit Federal tha në një deklaratë se personat u arrestuan në qytetin Yekaterinburg dhe se ata synonin të niseshin për në Siri sapo të kishin kryer sulmet.
Sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve Interfax, policia kishte kontrolluar shtëpitë e këtyre personave dhe kishte gjetur "një laborator për prodhimin e pajisjeve plasëse të improvizuara, si dhe eksplozivë, detonatorë elektrikë, armë, granata dhe libra me përmbajtje ekstremiste."
Në njoftim thuhej se udhëheqësi i grupit ishte anëtar i ISIS-it, i cili kishte ardhur "nga territori i Turqisë."