Lidhje

35 emigrantë humbin jetën në Egje


Të paktën 35 emigrantë u mbytën sot në Detin Egje duke u përpjekur për të hyrë në Greqi nga Turqia.

Roja bregdetare e Turqisë shpëtoi shtatë persona, ndërkohë që dy mjete lundrimi u mbytën pranë brigjeve turke. Anijet ishin nisur për në ishullin grek Lesbos.

Ndërkohë, Kryeministri turk tha sot se Turqia dhe Gjermania kanë rënë dakord për një sërë hapash për të frenuar vërshimin e refugjatëve nga Siria, duke përfshirë një nismë të përbashkët diplomatike për të ndaluar sulmin kundër Aleppos.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministri Ahmet Davutoglu tha se dy vendet do të ndërmarrin "përpjekje të përbashkëta" për përfshirje më të madhe të NATO-s në çështjen e refugjatëve.

Ai tha se ata do të kërkojnë përdorimin e aftësive të vëzhgimit të NATO-s në kufirin me Sirinë dhe në detin Egje.

XS
SM
MD
LG