Lidhje

Vdes shkrimtari Umberto Eco


Shkrimtari i njohur italian, Umberto Eco vdiq në moshën 84 vjeçare, duke i dhënë fund një karriere prej dekadash të tëra, gjatë së cilës mbuloi si tema të thella filozofike, ashtu edhe të jetës së përditshme.

Eco vdiq nga kanceri në shtëpinë e tij dje në mbrëmje. Siç shkruante gazeta italiane Corriere della Sera, ai ishte një nga intelektualët më të çmuar të Italisë.

Romanet e tij, megjithëse të ndërlikuara, ishin shumë të pëlqyera. Libri i tij më i famshëm “Emri i trëndafilit”, u përshtat në film në vitin 1986, ku interpretonte Sean Connery. Romani i botuar në vitin 1980, është përkthyer në 43 gjuhë, përfshirë shqipen, dhe është shitur në miliona kopje.

Eco ishte një akademik që kishte studiuar filozofi dhe më pas u specializua në semiotikë, fusha që studion shenjat dhe simbolet.

Ai ka punuar edhe si gazetar dhe opinionist në gazetat italiane. Esetë e tij për çështjet e ditës, ishin një analizë e thellë e dukurive të vendit.

XS
SM
MD
LG