Lidhje

Referendumi në Bolivi


Në Bolivi, një përpjekje e presidentit për të ndryshuar kushtetutën, që do ta lejonte atë të kandidojë për një mandat të katërt, duket se ka për të dështuar, sipas rezultatit paraprak të një referendumi që u mbajt dje në Bolivi.

Evo Morales, udhëheqësi i parë i Bolivisë me prejardhje indigjene, synonte të kandidonte për një mandat të katërt radhazi në vitin 2019.

Analistëtthonë se votuesit që kundërshtojnë amendamentin kanë një epërsi të lehtë ndaj atyre që e mbështesin atë, por ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.

Deri pak kohë më parë, bolivianët ishin të ndarë thuajse barabar për këtë çështje. Megjithatë, një numër përherë e më i madh i tyre duket se kanë filluar ta venë në dyshim integritetin e presidentit, pasi kohët e fundit u zbulua se një ish e dashur e tij punon për një kompani që ka fituar kontrata qeveritare fitimprurëse.

XS
SM
MD
LG