Lidhje

Opozita: Dhunë kryetarit të PD në Peqin


Demokratët denoncojnë deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi se “ka rrahur barbarisht”dretuesin lokal demokrat. Ristani: Sulm i pastër politik

Opozita denoncoi mbrëmë një incident të ndodhur në Peqin, ku sipas saj, drejtuesi lokal demokrat Diell Çela, “është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi dhe vëllai i tij në një lokal të fshatit Pajovë”. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Arben Ristani, ngjarja është “një sulm i pastër politik. Dhuna barbare e ushtruar ndaj kryetarit demokrat të Peqinit nga deputeti i mazhorancës është shprehje e inkriminimit dhe lehtësisë më të cilin banditët e veshur me pushtet, godasin e rrahin qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës”.

Deri një vit më parë deputeti Rakipi ishte pjesë e opozitës së djathtë. Partia e tij, PDIU, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ishte pjesë e koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 2013 dhe në mars të 2015, kaloi në koalicionin e majtë.

Një ditë më parë, Partia demokratike kishte denoncuar dhe një tjetër incident të ndodhur në Ersekë, ku sipas saj dretuesi socialist për Ersekën Orest Malushi kishte kërcënuar me armë një anëtar të kësaj partie. Opozita akuzoi policinë se kishte fshehur ngjarjen, por kjo e fundit tha se kishte nisur menjëherë procedimin, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi i kërcënuar, duke shtuar se ngjarja kishte ndodhur “për motive të dobëta”.

XS
SM
MD
LG