Lidhje

Zgjdhjet në Iran


Në Iran, radikalët pësuan disfatë në zgjedhje, ndërkohë që të moderuarit fituan shumicën në organin më të lartë klerikal të vendit, Asamblenë e Ekspertëve dhe në parlament.

Dy konservatorët kryesorë radikalë, ajatollahët Mohammad Jazdi dhe Mohammad Taghi Mesbah-Jazdi, nuk arritën të rizgjidhen në Asamblenë e rëndësishme prej 88-anëtarësh. Kjo Asamble do të zgjedhë udhëheqësin e ardhshëm suprem të vendit, që do t’i zerë vendin 76-vjeçarit, Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi iranian që prej vitit 1989.

Televizioni shtetëror njoftoi sot se presidenti i moderuar Hassan Rouhani dhe aleatët e tij kanë fituar 15 nga 16 vendet e Teheranit në zgjedhjet për Kuvendin, ku anëtarët kanë një mandat 8-vjeçar. Të moderuarit do të kenë aty një shumicë prej 59 për qind të vendeve.

XS
SM
MD
LG