Lidhje

Opozita siriane dhe bisedimet e paqes


Grupi kryesor i opozitës siriane sinjalizoi sot se ka ndërmend të marrë pjesë në bisedimet e ripërtërira paqes të udhëhequra nga OKB-ja dhe që pritet të fillojnë këtë javë.

Një zëdhënës i Komitetit negociator, tha se përfaqësuesit kanë në plan të fillojnë të vijnë në Gjenevë të premten.

Ai tha gjithashtu se grupi HNC ka vërejtur një rënie në shkeljet e armëpushimit, i cili hyri në fuqi më 27 shkurt, si dhe përparim në shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Rusia tha se Ministri i saj i Jashtëm Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ranë dakord dje në një bisedë telefonike që të mos ketë vonesa në fillimin e raundit të ri të bisedimeve.

XS
SM
MD
LG