Lidhje

Presidenti Obama viziton Kubën të dielën


A taxi pedals his bicycle, decorated with Cuban and U.S. flags, as he transports a woman holding a sleeping girl, near the Capitolio in Havana, Cuba, March 15, 2016.
A taxi pedals his bicycle, decorated with Cuban and U.S. flags, as he transports a woman holding a sleeping girl, near the Capitolio in Havana, Cuba, March 15, 2016.

Presidenti amerikan Barack Obama do të shkojë të dielën në Kubë për një vizitë historike, ndërkohë që dy vendet po lëvizin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilat u ndërprenë 55 vjet më parë. Obama do të bëhet presidenti i parë amerikan që viziton Kubën në gati 90 vjet dhe do t’i drejtohet me një fjalim popullit kuban për vizionin e tij mbi të ardhmen.

Në Havanën e vjetër, një fillim i ri. Kështu e përshkruan Shtëpia e Bardhë vizitën e pritshme të presidentit Obama në Kubë.

Armiqtë e Luftës së Ftohtë i rivendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike tetë muaj më pare.

"Diplomacia, duke përfshirë guximin për ndryshuar politikat e dështuara të së kaluarës, ja kështu e nisëm një kapitull të ri të angazhimit me popullin e Kubës", tha Presidenti Obama.

Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar kufizimet ndaj udhëtimeve dhe shkëmbimeve tregtare me Kubën dhe presidenti Obama shpreson të gjejë më shumë mënyra për t'u angazhuar me Kubën dhe popullin e saj.

Turneu treditësh do të përfshijë edhe vizita në objekte kulturore, si kjo katedrale.

Zoti Obama do të takohet me presidentin Raul Castro për të diskuturar fushat me interes të përbashkët dhe mosmarrëveshjet mbi çështje si të drejtat e njeriut.

Analistët thonë se qeveria kubane duhet të bëjë ndryshime.

Marc Hanson, “Zyra e Uashingtonit për Amerikën Latine”

"Mendoj se ata duhet ta kuptojnë se populli kuban duhet të jetë ai që duhet ta drejtojë këtë përpjekje. Kubanët po marrin pjesë me një liri më të madhe në ekonominë e tyre dhe ata duhet të marrin pjesë më lirshëm edhe në procesin politik".

Pavarësisht ankesave nga Havana, presidenti Obama do të takohet me disidentët kubanë.

Gjatë vizitës, presidenti Obama do t'i drejtohet me një fjalim popullit kuban, ku do të flasë për të kaluarën e dhimbshme dhe të ardhmen premtuese.

Por Kongresi, i kontrolluar nga republikanët, i cili mund të heqë embargon 55-vjeçare ndaj Kubës, nuk është i bindur.

Për të realizuar vizionin e tij për lidhjet SHBA-Kubë përtej vitit të tij të fundit në detyrë, presidenti Obama do të ketë nevojë për mbështetje dypartiake.

Për këtë arsye, në delegacionin që do të vizitojë Kubën, ai do të përfshijë ligjvënës demokratë dhe republikanë.

"Ai duhet të tregojë se kjo do të sjellë rezultate në fushën tregtare dhe diplomatike. Pra, presidenti i ardhshëm pasi të shikojë atë që ka bërë zoti Obama me Kubën, të jetë i bindur se kjo është në interesin e vendit".

Shtëpia e Bardhë thotë se vizita historike e presidentit Obama ka për qëllim që procesin e normalizimit mes dy vendeve ta bëjë të pakthyeshëm.

XS
SM
MD
LG