Lidhje

Obama: Ekipi i FBI-së ndodhet në Belgjikë


Presidenti amerikan Barak Obama tha se i ka ofruar kryeministrit të Belgjikës një "arsenal të plotë" të mbështetjes amerikane për të nxjerrë para drejtësisë çdo terrorist të përfshirë në planifikimin apo që ka ndihmuar në "sulmet e paimagjinueshme ndaj burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm” në Bruksel.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, Presidenti Obama tha sot se Belgjika është një mike dhe aleate e ngushtë e SH.B.A. “Kur është fjala për miqtë tanë, - tha ai, - Amerika i mbron ata, sidomos tani që jemi duke luftuar kundër plagës së terrorizmit."

Sipas presidentit, një ekip agjentësh nga Byroja Federale e Hetimeve ndodhet tashmë në Belgjikë për të mbështetur hetimet rreth sulmeve terroriste.

"Ne, tha zoti Obama, - do të vazhdojmë të çrrënjosim dhe të mposhtim ISIL-in," "Ne vazhdojmë të godasim udhëheqjen e ISIL-it dhe këtë javë, arritëm të eliminojmë përfundimisht njërin prej udhëheqësve të tyre kryesorë në fushën e betejës,” tha ai.

XS
SM
MD
LG