Lidhje

Greqia mes krizave


Greece is continuing to move migrants off the islands to the mainland, where these migrants just arrived.
Greece is continuing to move migrants off the islands to the mainland, where these migrants just arrived.

Me dhjetëra mijëra emigrantët e bllokuar në Greqi, vendi po përballet me barrën më të rëndë të krizës së refugjatëve në Evropë. Ndërkaq, Athina është duke u ndeshur me kreditorët e saj evropianë për kushtet e marrëveshjes më të fundit të shpëtimit financiar prej 94 miliardë eurosh.

Emigrantët që lënë ishullin Lesbos për të shkuar drejt kontinentit evropian lavdërojnë vullnetarët që janë kujdesur për ta, të cilët i përcjellin me brohoritje nga moli.

Një ushtri e vogël aktivistësh, punonjës ndihmash, mjekësh dhe qytetarësh të zakonshëm kanë mbushur boshllëqet e mëdha në aftësitë e Greqisë për t’u përballur me këtë krizë.

Vullnetarët janë nga e gjithë bota, por ndër ta ka edhe shumë shtetas grekë.

“Vendi dhe popullsia, që ishin të papërgatitur për të përballuar këtë krizë, janë duke treguar në realitet një zell të jashtëzakonshëm. Nuk është paradoksale, pasi njerëzit e kuptojnë ç’do të thotë të jesh në vështirësi,” thotë Serafim Seferiadis i Iniversitetit Panteion.

Vetëm nëntë muaj më parë, Greqia ishte në prag të falimentimit. Radhë të gjata u krijuan në bankomate për shkak të frikës së daljes nga Eurozona.

Duke sfiduar protestat dhe rezultatin e një referendumi popullor, Kryeministri Alexis Tsipras i pranoi kushtet e një huaje të re evropiane në shkëmbim të masave të mëtejshme shtrënguese. Kritikët thonë se kjo e ka lënë atë të pafuqishëm për të negociuar me Brukselin për krizën e emigrantëve.

“Nga ai moment, zoti Tsipras humbi të gjitha pozitat e tij negociuese. Kështu që tani ai vetëm mundohet të kërkojë më shumë ndihmë duke shpresuar se do të tërheqë vëmendjen e institucioneve evropiane," thotë Seferiadis.

Deri më tani, BE-ja refuzon të japë këstin e radhës të shpëtimit financiar apo të diskutojë për kushte të mëtejshme lehtësuese, derisa të ketë reforma të mëtejshme të sistemit grek të taksave dhe të pensioneve.

Bisedimet më të fundit ndërmjet Greqisë dhe kreditorëve të saj dështuan pak ditë më parë dhe do të rifillojnë javës që vjen. Ekzistojnë edhe disa shenja simpatie për Athinën.

“Duhet edhe ta mirëkuptojmë situatën e Greqisë e cila po përballet njëkohësisht me pensionet, nivelin e taksave dhe akomodimin e refugjatëve. Është situatë e komplikuar," thotë Michel Sapin, ministër francez i Financave.

BE-ja ka caktuar shumën prej 782 milionë Euro për përballimin e fluksit të emigrantëve, pjesa më e madhe e së cilës do t’i shkojë Greqisë.

Vendi po përgatitet të presë mijëra punonjës të emigracionit të BE-së që do të ndihmojnë për zbatimin e marrëveshjes së re me Ankaranë për emigrantët, ku parashikohet kthimi mbrapsht i të gjithë të ardhurve të rinj.

Por, organizatat kryesore të ndihmave, përfshirë agjensinë e refugjatëve të OKB-së, kanë tërhequr stafin e tyre nga ishujt, pasi nuk duan të bëhen pjesë e asaj që e quajnë një operacion masiv dëbimesh.

XS
SM
MD
LG