Lidhje

Gara për Shtëpinë e Bardhë


Në Shtetet e Bashkuara, gara e zgjedhjeve paraprake në dy kampet vazhdon të shkallëzohet.

Favoritja demokrate, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, mori një goditje nga rivali Bernie Sanders të shtunën, me fitoret e tij në shtetet Uashington, Hawaii dhe Alaska.

Por fitoret e senatorit nuk e eliminojnë avantazhin e zonjës Clinton e cila ka rreth 300 delegatë më shumë.

Demokratët konkurrojnë tani më 5 prill në Wisconsin, më 9 prill në Wyoming dhe më 19 prill në Nju Jork, një shtet me shumë delegatë, ku zonja Clinton po e përqëndron fushatën tani.

Në kampin republikan, beteja për emërimin mes miliarderit Donald Trump dhe senatori të Teksasit Ted Cruz duket se është shndërruar në një luftë batutash personale.

Kandidatët republikanë do të ndeshen tani më 5 prill në Wisconsin. Disa analistë parashikojnë se rezultati i këtij votimi mund të jetë vendimtar për kandidatin e tretë republikan, Guvernatorin e Ohajos, John Kasich, nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet nga gara.

XS
SM
MD
LG