Lidhje

OKB, hetim për abuzimet seksuale


U.S. Ambassador to UN Samantha Power 2
U.S. Ambassador to UN Samantha Power 2

Komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut premtoi të zhvillojë hetime të plota rreth akuzave se ushtarë francezë dhe forca të OKB-së, kanë kryer abuzime me një numër të madh grash dhe vajzash në Republikën e Afrikës Qendrore. Mes dëshmive tronditëse, të paktën tre vajza i thanë zyrtarëve të OKB-së se një komandant ushtarak francez i ka detyruar ato, së bashku me një vajzë të katërt, të kryenin marrëdhënie me qen brenda një kampi ushtarak.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power vizitoi disa prej familjeve të viktimave, tha se ndërsa ushtaraët janë mbajtur larg banorëve, udhëheqja në vendet e tyre duhet të bëjë më shumë. Franca tha se në se akuzat janë të vërteta, ajo do të marrë masa ndëshkimore të pashembullta, veç ndjekjes kriminale të të pandehurve.

XS
SM
MD
LG