Lidhje

Piratët kompjuterikë shtojnë sulmet ndaj objekteve bërthamore


Kërcënimi i sulmeve kibernetike ndaj komplekseve të energjisë bërthamore dhe objekteve të tjera bërthamore është i konsiderueshëm dhe vazhdon të rritet, sipas një raporti të fundit nga grup me peshë i industrisë bërthamore. Ekspertët në një takim ne Uashington thonë se autorët e këtyre sulmeve janë bërë më të aftë dhe të rrezikshëm. Ata u bëjnë thirrje kompanive, qeverive dhe rregullatorëve që ta bëjnë përparësi sigurinë kibernetike. Ky është një reagim ndaj një vale sulmesh kundër objekteve madhore industrial, përfshirë bërthamore në Ukraine, Gjermani, Iran dhe Korenë e Jugut.

Në një sulm kibernetik kundër kompanisë koreano-jugore të hidrocentraleve dhe energjisë bërthamore, piratët kibernetikë vodhën dhe publikuan informacione në një përpjekje për të ndërgjegjësuar publikun për industrinë bërthamore. Pas sulmit, kompania bëri prova për të forcuar mbrojtjen.

Ky sulm dhe të tjerë, shpesh përqendrohet tek kompjuterat që kontrollojnë procese industriale kritike, i shqetësojnë ekspertët në Takimin e Industrisë Bërthamore në Uashington të cilët thonë se pasojat e një sulmi të tillë mund të jenë thelbësore përsa i takon dëmtimit të paisjeve dhe ndërprerjes së shërbimeve për publikun.

“Sulmet kibernetike në objektet bërthamore kanë ndodhur. Nuk është fantazi. Nuk është situate hipotetike. Është realitet dhe duhet ta menaxhojmë”.

Edhe në objekte bërthamore të sofistikuara teknike bërthamore, ekspertët e kompjuterave thonë se mund të jetë e vështirë të bindësh përdoruesit e kompjuterave që të zbatojnë masat bazë të sigurisë, si për shembull hapjen e dokumentave të bashkangjitura nga emaile të panjohura apo përdorimin e një USB-je nga burime të panjohura. Punonjësit e pakujdesshëm janë problemi më i madh, sipas Ryan Kalember të firmës së sigurisë kibernetike, ProofPoint.

“Mësimi që nxjerr është se njerëzit janë gjithmonë pika më e dobët në zinxhirin e sigurisë kibernetike”.

Ndërsa objektet bërthamore janë në shënjstër, Patrick Peterson, një ekspert në firmën e sigurisë kibernetike, Agari thotë se ato kanë mbrojtje të forta nga shumë lloje kërcënimesh.

“Jo sepse industria bërthamore është e sigurt nga sulmet kibernetike por sepse ka një sërë shtresash mbrojtëse dhe kontrollesj për të parandaluar dëmet”.

Duke parashikuar sulme të tjera, studimi i Takimit të Nivelit të Lartë i Industrisë Bërthamore thotë se industria duhet të ndryshojë nga një kulturë e përqendruar tek ndjekja e rregullave, në një kulturë që përpiqet të gjejë pikat e dobëta në të njëjtën mënyrë krijuese si edhe piratët kompjuterikë. Autorët bëjnë gjithashtu thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit mes kompanive dhe vendeve ndërsa ato përëiqen të parandalojnë sulmet.

XS
SM
MD
LG