Lidhje

Gjykata e Lartë, seancë për imigracionin


Sot Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon argumentet për një çështje, që mund të vendosë për fatin e rreth 4 milionë imigrantëve pa dokumente. Ky rast mund të përcaktojë gjithashtu kufirin e pushtetit të presidentit dhe të shërbejë si bazëpër debatin e nxehtë mbi imigracionin.

“Sistemi ynë i imigracionit është jo funksional dhe këtë e dinë të gjithë.”

Presidenti Obama tha se atij ju desh të vepronte, pasi Kongresi nuk e miratoi një reformë gjithëpërfshirëse të imigracionit.

Veprimet e tij ekzekutive të nëntorit të vitit 2014 “për të shtyrë deportimin e miliona imigrantëve pa dokumente janë në fokusin e një çështjeje gjyqësore të paraqitur nga 26 shtete, të cilët argumentojnë se Presidenti nuk ka fuqinë për ta ndryshuar ligjin e imigracionit.

Kjo çështje është çuar në Gjykatën e Lartë, ku qeveria amerikane jep sot argumentet e saj, se urdhërat ekzekutive e udhëzojnë qeverinë federale që të përdorë autoritetin e saj për t’i bërë përparësi vendimet lidhur me imigracionin.

“Në vendim nuk flitet për Kartën e Gjelbër, nuk jepet rruga drejt shtetësisë, - ajo që thuhet është se ne do ta durojmë praninë tuaj në Shtetet e Bashkuara dhe nuk do ta kemi përparësi deportimin tuaj.”

Analistja Angela Kelley thotë se Presidenti Obama është duke ndjekur shembullin e administratave të mëparshme demokratike dhe republikane.

“Është tërësisht një vendim që i takon qeverisë federale që të vendosë se kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet nga vendi.”

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve dërguan peticione, ku thuhej se e mbështesin çështjen e paraqitur nga 26 shtetet, duke shtuar se veprimi i Presidentit ishte një dredhi.

“Të gjitha shtetet janë duke u përpjekur t’i kërkojnë qeverisë federale që të zbatojnë të gjitha obligimet me besnikëri, sipas Kushtetutës, për t’u prononcuar se askush nuk mund të jetë njëkohësisht gjykatës, trup gjykues dhe ligjvënës.”

Kundërshtarët thonë se veprimet e Presidentit po ashtu kanë implikacione që paraqesin prrbleme për kufijtë e pushtetit ekzekutiv.

“Tani kemi një parti politike, e cila thotë se do ta përjashtojmë Kongresin, popullin amerikan dhe le të mos shqetësohemi për çfarë ata kanë thënë për rregullat.”

Por gjykata mundet që të mos arrijë në asnjë vendim. Mungesa e gjyqtarit të nëntë të Gjykatës së Lartë, pas vdekjes së gjykatësit Antonin Scalia në shkurt, mund të rezultojë në një votim 4 me 4, duke e çuar çështjen mbrapsh tek gjyktata e nivelit më të ulët. …Ose gjykata mund ta shtyjë vendimin deri në zgjedhjen e një gjykatësi të nëntë.

Gjykata e Lartë pritet ta shpallë vendimin për këtë çështje në qershor.

XS
SM
MD
LG