Në Shqipëri, arrestimi në Hollandë i Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një Komisar policie në Tiranë në 2013, ka provokuar polemika të reja politike. Partia demokratike akuzoi sot ministrinë e Brendshme se ka vonuar dërgimn e informacioneve në Hollandë, ku sipas saj Frroku është ndaluar që më datën 6 mars. Por përmes një deklarate, Ministria e Brendshme hodhi poshtë akuzat duke u shprehur se ka vepruar në kohë rekord sapo ka mbërritur sinjali i parë për vendodhjen e Frrokut.