Lidhje

Egjipt, vriten 8 policë pranë Kairos


Terroristë të lidhur me Shtetin Islamik kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e tetë policëve pa uniformë gjatë një sulmi në Helwan që gjendet në dalje të kryeqytetit egjiptian, Kairo.

Njerëz të armatosur u afruan tek furgoni i policëve me një kamionçinë, dolën prej saj dhe filluan të qëllonin ndaj furgonit, para se të largoheshin nga skena e ngjarjes, njofton agjencia shtetërore e lajmeve MENA.

Ky është sulmi më vdekjeprurës në Kairo që nga nëntori, kur katër policë u qëlluan për vdekje nga luftëtarë të Shtetit Islamik pranë një postoblloku.

Në një dekleratë të postuar në internet, terroristët e lidhur me Shtetin Islamik, morën përgjegjësinë për vrasjen e policëve në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë. Në dekleratë thuhet se kjo është hakmarrje për “gratë e burgosura” në Egjipt. Ata thanë se terroristët ishin në gjendje të grabisnin armët nga furgoni i policëve para se të largoheshin të padëmtuar. Ngjarjet në fjalë nuk janë verifikuar.

Ministri i Brendëshëm i Egjiptit, i quajti martirë policët e vrarë, të cilët sakrifikuan jetën për të ruajtur sigurinë e vendit dhe popullit të tyre. Ministri bëri thirrje për një hetim të plotë të ngjarjes.

XS
SM
MD
LG