Lidhje

Platini do të japë dorëheqjen


Michel Platini do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të UEFA, pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sportet nuk ndryshoi pezullimin por reduktoi masën e dënimit nga gjashtë në katër vite.

Gjykata e gjeti fajtor Platinin për marrjen e një shume të dyshuar prej 2 milion dollarësh nga FIFA në kapacitetin e këshilltarit pranë ish presidentit të FIFA, Seep Blatter. Blatter dha dorëheqjen nga posti në vitin 2015 mes një skandali për korrupsion. Sipas Platinit, vendimi është “padrejtësi e thellë” dhe se ai do ta ndiqte çështjen në një gjykatë zviceriane më përpjekje për të ruajtur trashëgiminë e tij.

“Ky vendim po më shkakton një pezullim, gjatësia e të cilit më ndalon mua, nëse do të kisha ndonjë shans, që të marr pjesë në zgjedhjet e ardhëshme për postin e presidentit të FIFA”, thuhet në dekleratë.

Mandati i Platinit në krye të UEFA do të përfundonte në mars të vitit 2019 dhe zgjedhjet e ardhëshme për drejtimin e FIFA mbahen në maj të po atij viti.

Gjykata e arbitrazhit thotë në një dekleratë për shtyp se “nuk ishte bindur për legjitimitetin e pagesës prej 2 milion dollarësh, e cila ishte pranuar vetëm nga zoti Platini dhe zoti Blatter.”

Pagesa nuk ishte bazuar në asnjë lloj kontrate dhe nuk kishte lidhje me ndonjë pjesë të pa paguar të rrogës së Platinit, tha gjykata, dhe erdhi “pas më shumë se tetë vjetësh të përfundimit të të marrëdhënieve të tij të punës.”

XS
SM
MD
LG