Lidhje

Fushata presidenciale në Amerikë


Me republikanët jo kryesisht të bashkuar pas Donald Trumpit dhe sondazhet që tregojnë se shumë votues mbajnë qëndrime të pafavorshme ndaj kandidates demokrate, Hillary Clinton, kandidati presidencial i Partisë Libertariane, Gary Johnson sheh një mundësi reale për zgjedhje në garën për të qenë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara .

"Unë mendoj se Clinton dhe Trump janë dy figurat më polarizuese në politikë sot," tha ai të dielën në ABC "This Week". "Kur 50 për qind e amerikanëve tani deklarohen si të pavarur, kjo më bën të mendoj se ata janë libertarianë, por nuk e dinë se janë."

Partia Libertariane, e cila vlerëson të drejtat individuale mbi ndërhyrjen e qeverisë, do të emërojë zyrtarisht kandidatin e saj më vonë këtë muaj. Por rruga për një kandidat të palës së tretë, nga emërimi deri në zgjedhjet e nëntorit, përmban një numër pengesash të mëdha. Pengesa e parë, dhe ndoshta më e madhe, është paraja.

Financimi i fushatës

Individët duhet të deklarojnë kandidaturën e tyre për president me një formë të thjeshtë dorëzuar Komisionit Federal i Zgjedhjeve. Deri tani, më shumë se 1,700 forma janë paraqitur për zgjedhjet e 2016, edhe pse shumë prej tyre janë plotësuar në mënyrë tallëse ku paraqiten emra si Vladimir Putin, Fidel Castro, Rocky Balboa dhe Buddy The Cat.

Për t’u shpallur zyrtarisht kandidatë këta individë duhet të kenë grumbulluar të paktën 5000 dollarë kontribute për fushatë. Për t'u kualifikuar për fonde federale, një kandidat duhet ta ketë grumbulluar këtë në të paktën 20 shtete të ndryshme amerikane.

Sipas të dhënave të Komisionit Federaj të Zgjedhjeve (FEC), Gary Johnson i Partisë Libertariane me 320-mijë dollarë dhe kandidatit të Partisë së Gjelbër Jill Stein me 223-mijë dollarëishin të vetmit kandidatë të një partie të tretëqë e kishin plotësuar shumën deri në fund të marsit. Për krahasim, Hillari Clinton kishte grumbulluar 180-milionë dollarë dhe Donald Trump 48-milionë dollarë.

Grumbullimi i parasë bëhet edhe më i vështirë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme. I njëjti sistem financimi publik kërkon që një parti e tretë të ketë marrë të paktën pesë për qind të votës popullore në zgjedhjet e mëparshme në mënyrë që të jetë i pranueshëm për fonde të këtij viti. Asnjë palë e tretë nuk e ka arritur atë nivel në vitin 2012. Kjo do të thotë se këtë vit të emëruarit e partive kryesore (republikane e demokrate) do të jenë në gjendje të marrin deri 96-milionë dollarë fondet federale, ndërsa partitë e treta mund të mos marrin gjë.

Kjo nuk ka shumë rëndësi për demokratët dhe republikanët, të cilët mund ta kenë të lehtë të grumbullojnë më shumë fonde. Plus, nëse një kandidat merr paratë federale, kjo është e gjitha që ata janë të lejuar për të shpenzuar në fushatën e tyre. Në vitin 2012, Presidenti Barak Obama dhe rivali Mitt Romney nuk i pranuan fondet federale. Obama gjithashtu e bëri këtë në vitin 2008.

Financimi publik ka filluar në vitin 1976, kur në formularin e taksave mbi të ardhurat vjetore çdo amerikan kishte mundësinë të kontribuonte duke pranuar t’i mbaheshin 1 deri 3 dollarë nga pagesat e taksave individuale. Rreth 27 përqind e taksapaguesve u pajtuan me këtë masë në vitin 1976, por ky numër tani ka rënë në vetëm pesë për qind. Me kandidatët që nuk mbështeten në paratë publike, si bënin dikur, bilanci i fondit tani qëndron në më shumë se 300 milion dollarë.

Fletët e votimit

Por edhe në qoftë se qëndronte mundësia që të 300 milionë dollarët e fondit të kalonin në llogarinë e fushatës së tij, kandidati i palës së tretë përballet me sfidën e vërtetë për të vendosur emrin e tij ose të saj në fletën e votimit.

Kërkesat ndryshojnë nga shteti në shtet, nga nevoja për të marrë disa qindra nënshkrime në Tennessi deri në gati 200.000 nënshkrime Kaliforni. Gary Johnson tha të dielën se ai pret që Libertarianët të jenë e vetmja parti e tretë në fletët e votimit në secilin prej 50 shteteve.

Debatet

Çështja e tretë është detyra për të bindur votuesit.
Debatet luajnë një rol të madh në zgjedhjet e përgjithshme, duke lejuar votuesit të shohin kandidatët krah për krah, për trajtimin e çështjeve të rëndësishme me të cilat përballet vendi. Komisioni për debatet presidenciale ka caktuar tre debate, duke filluar në shtator, dhe si në zgjedhjet e kaluara kërkon që kandidatët të kenë marrë 15 përqind mbështetje në disa sondazhe në mënyrë që të lejohen të hyjnë në debat.

Nuk ka ende shumë sondazhe që përfshijnë palë të treta. Një sondazh nga Universiteti Monmouth në fund të marsit u kërkoi njerëzve të peshojnë një zgjedhje të mundshme mes Trumpit, Clintonit dhe Johnsonit. Clinton fitoi 42 për qind, Trump mori 34 për qind dhe Johnson kishte 11 për qind.

Një palë e tretë apo kandidat i pavarur nuk është lejuar në debate që nga viti 1992, kur Ross Perot debatoi me republikanin Xhorxh W. Bush dhe demokratin Bill Clinton.

Histori

Fushata e Ross Perot në vitin 1992 është një nga të paktat që siguroi mbështetje të gjerë në ditën e zgjedhjeve, duke fituar 19 për qind të votës popullore. Që nga viti 1912, vetëm një kandidat i cili nuk ishte as demokrat dhe as republikan ka dalë më mirë.

Teddy Roosevelt, president për dy mandate nga viti 1901 deri 1909, si republikan, garoi përsëri në 1912, por humbi emërimin e partisë për t;ia lënë vendin presidentit William Taft. Teddy Roosevelt formoi partinë e tij progresive dhe përfundoi duke fituar 27 përqind të votave duke dalë në vend të dytë, ndërsa Taft në të tretin. Së bashku, vota e tyre do të kishin mundur kandidatin demokrat Woodrow Wilson i cili u bë president.

Kjo lloj rezultati është arsyeja pse kandidatët demokratë dhe republikanë sot pyetennëse do të zotohen të mbështesin kandidatin e partisë në qoftë se ata nuk zgjidhen. Ndërkohë, kandidatët e palës së tretë vazhdojnë të luftojnë me vështirësikundër sistemit të ngulitur dypartiak në Shtetet e Bashkuara.

Obama fitoi zgjedhjet në vitin 2012 me më shumë se 65 milionë vota në shkallë vendi. Romney doli në vendin e dytë me 60 milionë vota, pasuar ngaJohnson me vetëm 1.3 milion,dhe Stein në vendin e katërtme 465.000 vota.

XS
SM
MD
LG