Lidhje

Gjenerali amerikan: ISIS në Irak po dobësohet


Kryengritësit e Shtetit Islamik po "dobësohen gjithnjë e më shumë” në Irak, thotë një komandant ushtarak amerikan, megjithëse xhihadistët morën përgjegjësinë për tre sulme vetëvrasëse në Bagdad që shkaktuar vdekjen e të paktën 88 vetëve.

Major Gjenerali Gary Volesky shprehu ngushëllimet për masakrën e fundit në kryeqytetin irakian, ndërsa diskutonte fushatën irakiane për të rimarrë territorin që tani është në duart e Shtetit Islamik.

Volesky, duke folur nga Iraku me gazetarët në Pentagon, tha se forcat irakiane po “bëjnë përparim të konsiderueshëm” në rimarrjen nën kontroll të territorit.

XS
SM
MD
LG