Lidhje

Vritet në Siri udhëheqësi ushtarak i grupit Hezbollah


Mideast Lebanon Hezbollah
Mideast Lebanon Hezbollah

Grupi militant islamik Hezbollah thotë se komandanti i tij i lartë ushtarak, Mustafa Badreddine, është vrarë në Siri.

Grupi me bazë në Liban lëshoi një deklaratë të premten në një kanal televiziv në Beirut duke thënë Badreddine, 55 vjeçar, u vra në një sulm ajror izraelit.


Izraeli nuk e konfirmoi menjëherë sulmin.


Badreddine ka qenë udhëheqës ushtarak i Hezbollahut që nga viti 2008.
Ai ishte një nga katër personat të akuzuar në mungesë për komplotin për vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri dhe 21 të tjerëve në vitin 2005. Gjyqi filloi më 2014 në Hagë dhe është në vazhdim.

Hezbollahu mohoi çdo përfshirje në komplot.

Badreddine u dënua me vdekje në Kuvajt për rolin e tij në sulmet me bomba në vitin 1983. Ai u arratis nga burgu në Kuvajt pasi vendi u pushtua nga Iraku nën udhëheqjen e Sadam Huseinit në vitin 1990.

Gjithashtu, në vitin 2015, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi me anë të një deklarate se Badreddine ka qenë përgjegjës për operacionet ushtarake të grupit Hezbollah në Siri që nga viti 2011.

XS
SM
MD
LG