Lidhje

FMN-ja kundër Brexit


Global Finance
Global Finance

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Christine Lagarde tha sot se dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të paraqiste një "rrezik negativ të konsiderueshëm " dhe do ta çonte vendin potencialisht në recession.

"Shumica e analizave ekonomike që janë kryer arrijnë në përfundimin se largimi nga BE-ja do të ishte i kushtueshëm në aspektin afatgjatë", tha Lagarde në një konferencë për shtyp sot në Londër. "Ka gjithashtu një rrezik për një reagim negativ të tregut në se Britania voton për t’u larguar nga BE-ja, indikimet e së cilit mund të jenë veçanërisht të rënda."

Ajo shpjegoi se goditja për ekonominë britanike mundet që të variojë nga "shumë keq në shumë, shumë keq."

FMN-ja lëshoi një deklaratë paralajmëruse në fillim të vitit duke thënë se Britania rrezikon të bjerë në një dobësim të vetë-shkaktuar ekonomik dhe rënie të çmimeve të banesave dhe aksioneve nëse votuesit zgjedhin të largohet nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit.

FMN-ja i bashkohet një liste të gjatë shtetesh dhe organizatash ndërkombëtare të shqetësuara për pasojat ekonomike të daljes së Britanisë nga blloku i BE-së. Ish-shefat e NATO-s thanë në një letër drejtuar gazetës Daily Telegraph se e ashtuquajtura Brexit do të ndihmonte armiqtë e Perëndimit "dhe do të çonte padyshim në një humbje të influencës britanike në një kohë kur “ne duhet të qëndrojmë të bashkuar ndaj kërcënimeve të përbashkëta. "

Presidenti Obama i ka bërë gjithashtu thirrje Britanisë të qëndroj në BE, duke thënë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin David Cameron në Londër muajin e kaluar se anëtarësimi i vendit mund ta bëj Britaninë "një lojtare më të vlefshme." Vetë kryeministri David Cameron ka paralajmëruar kundër daljes,duke cituar arsye të sigurisë dhe ato ekonomike.

"Izolimi nuk i ka shërbyer asnjëherë këtij vend," tha kryeministri. "Prova është e qartë -. Ne do të jetë më mirë në BE, dhe më të varfër në qoftë se largohemi".

Britanikët janë të ndarë në çështjen nëse duhet të qëndrojnë apo të largohen nga BE-ja.

XS
SM
MD
LG