Lidhje

Siri, vritet një komandat i Hezbollahut


Grupi militant libanez, Hezbollah, thotë se ekstremistët islamikë janë përgjegjës për bombardimin vdekjeprurës të komandatit të tyre të lartë ushtarak, Mustafa Badreddine, pranë aeroportit sirian të Damaskut të premten.

Hezbollah njoftoi vrasjen e komandantit Bedreddine të premten para se të zhvillonte një funeral ushtarak më pas. Në një dekleratë të publikuar sot grupi thotë se ka ndërmarrë një hetim dhe gjeti se shpërthimi që çoi në vrasjen e komandantit Mustafa Badreddine ishte rezultat i goditjeve me artileri nga një grup ekstremist i sektit sunni në atë zonë.

55 vjeçari Badreddine udhëhoqi përfshirjen e grupit shiit në luftën civile në Siri dhe ishte zyrtari më i lartë i atij grupi që eleminohet qëkur Hezbollah u përfshi në konflikt disa vite më parë.

XS
SM
MD
LG