Lidhje

Zgjedhjet paraprake presidenciale në kampin demokrat


Gjendja e ekonomisë po theksohet nga senatori i Vermontit Bernie Sanders dhe ish sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ndërsa ata përpiqen të fitojnë votat për zgjedhjet paraprake presidenciale të partisë demokrate në shtetet Oregon dhe Kentaki.

Të dy kandidatët demokratë bënë fushatë të dlelën në Kentaki ku Sanders përsëriti temën e tij të njohur për pagë të barabartë, kujdes shëndetësor dhe arsim për të gjithë:

"Ky është qëllimi i kësaj fushate. Transformimi i Amerikës dhe krijimi i një vendi që ju dhe unë e dimë se mund të bëhet."

Kryesuesja demokrate e garës, Hillary Clinton u përqëndrua në komentet e saj ndaj kandidatit të pritshëm republikan Donald Trump.

"Ato që dëgjojmë nga Donald Trump nuk janë vetëm fyese por të rrezikshme. Ato ngrenë dyshime dhe pikëpyetje ndaj vlerave dhe qëllimeve tona. Ai është i paparashikueshëm dhe thotë se nuk do t’ja dijë në se më shumë vende sigurojnë armën bërthamore. Ai thotë se do të shqyrtojë mundësinë e përdorimit të armës bërthamore kundër ISIS. Ai thotë, 'të mos hyjnë mylimanët, ' të largohemi nga Nato’. Lista është e gjatë dhe shqetësuese. Kjo do të jetë një temë e rëndësishme e zgjedhjeve të përgjithshme pasi amerikanët, pavarësisht bindjeve politike, duhet t’i marrin seriozisht këto zgjedhje."

Oregoni ka 74 delegatë ndërsa Kentaki 61.

Sistemi i demokratëve që i shpërndan delegatët në mënyrë proporcionale nënkupton se kandidatëve Clinton dhe Sanders u duhet të marrin delegatë për të arritur shifrën 2,383 të nevojshme për të fituar emërimin. Deri tani Clinton ka 2,240 delegatë ndërsa Sanders 1,433.

XS
SM
MD
LG