Lidhje

Beteja për Falluxhën


Nga arkiva
Nga arkiva

Forcat irakiane kanë nisur një ofensivë të madhe për të rimarrë Falluxhën nga duart e Shtetit Islamik dhe për t’i dhënë fund rrethimit disa mujor të qytetit. Falluxha ishte qyteti i parë irakian që ra në duart e ekstremistëve të Shtetit Islamik në janar të vitit 2014 dhe grupi ka aty rrënjë të forta.

Duke folur mbrëmë në televizion, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi tha se koalicioni i forcave irakiane po i afrohej momentit të fitores.

"Ushtria irakiane, forcat kundër terrorizmit dhe Hashid al-Shaabi po marrin pjesë në operacione kundër forcave policore të Falluxhas dhe luftëtarëve fisnorë nga Falluxha dhe zonat rreth saj."

Kryeministri Abadi tha se flamuri irakian do të ngrihet mbi Falluxha. Kryeministri ishte i ulur në krah të komandantëve të lartë ushtarakë të vendit dhe forcave anti-terroriste kur mbajti fjalimin.

Ushtria irakiane u ka bërë thirrje banorëve të bllokuar në qytet të shënojnë vendndodhjen e tyre me flamuj të bardhë.

Shumë pak familje kanë mundur të shpëtojnë nga qyteti gjatë muajve të fundit megjithë përpjekjet e qeverisë për të hapur korridore të sigurta. Disa janë ndaluar nga militantët e Shtetit Islamik; të tjerë janë vrarë nga bomba të vendosura në anë të rrugës.

Sulmet ajrore amerikane kanë goditur objektiva të ISIS-it në dhe përreth qytetit për javë të tëra.

XS
SM
MD
LG