Lidhje

Jemen, dhjetëra të vdekur nga shpërthimet


Terroristët e Shtetit Islamik morën përgjegjësinë për dy sulme vetvrasëse me bombë sot pranë një qendre ushtarake rekrutimi në qytetit Aden në jug të Jemenit që vranë të paktën 45 persona dhe plagosën shumë të tjerë. Shumë nga viktimat ishin rekrutë të ushtrisë.

Shteti Islamik tha në një deklaratë online se një nga militantët e saj vuri në shënjestër “ushtarët mëkatarë” që prisnin në radhë pranë një qendre ushtarake rekrutimi.

Ky sulm u pasua shpejt nga një bombë që shpërtheu pranë një baze ushtarake në Badr.

Sulmet ndodhën ndërsa rekrutët ishin reshtuar për të hyrë në ushtri në qytetin port që ka shërbyer si kryeqytet i përkohshëm i vendit që mbështete nga administrate saudite ndërsa përpiqet të marr përsëri nën kontroll Sanan nga grupi i armatosur Houthi.

Forcat jemenase rimorën kontrollin e Adenit vitin e kaluar por sulmet vdekjeprurëse janë bërë më të zakonta ndërsa forcat pro-qeveritare përleshen me degëzime lokale të Shtetit Islamik dhe grupit të tyre rival, Al Kaida.

Vetëm javën e kaluar, Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për një sulm vetvrasës me bombë që vrau 31 policë të rekrutuar në qytetin port Mukalla.

Që nga marsi i vitit 2015, të paktën 6,200 njerëz janë vrarë dhe gati tre milion të tjerë janë zhvendosur për shkak të kaosit të shkaktuar nga lufta civile në Jemen.

XS
SM
MD
LG