Lidhje

Koreanoveriorët kërkojnë azil në Korenë e Jugut


Një tjetër grup banorësh nga Koreja e Veriut, u larguan nga një restorant në pronësi të Phenianit në Kinë dhe kërkuan strehim në Korenë e Jugut.

Numri i tyre i saktë, hollësitë se ku punonin dhe si arritën të largohen nga Kina nuk dihen ende. Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Cho June-Hyuck e konfirmoi njoftimin por nuk pranoi të jepte ndonjë hollësi.

Muajin e kaluar 13 punëtorë të një restoranti koreano-verior në Kinë, po ashtu u larguan dhe kërkuan strehim në Korenë e Jugut. Koreja e Veriut thotë se ata ishin rrëmbyer nga Koreja e Jugut, e cila përmes agjentëve të saj i tërhoqi që të largohen. Koreja e Jugut thotë se ata ishin larguar me vullnetin e tyre të lirë.

Koreja e Veriut i ndëshkon rëndë banorët që tentojnë të arratisen, por që ajo arrin t’i kapë.

XS
SM
MD
LG