Lidhje

Shkarkohet drejtori i burgut të Shënkollit


Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shkarkuar sot drejtorin e burgut të Shën Kollit në Lezhë Kant Ndojin. Shkarkimi ka ardhur për shkak të neglizhimit në kryerjen e detyrës. Dy ditë më pare, administrata e burgut Shënkoll, liroi nga burgu pa një vendim gjykate, shtetasin kosovar Shuaip Zykaj, i njohur ndryshe me emrin Shaban Zykaj nga Deçani i Kosovës.

Më heret, në lidhje me këtë ngjarje, Ministri Manjani kishte shkarkuar edhe tre punonjës të këtij burgu, ndërsa prokuroria kishte firmosur arrestimin e juristit të burgut.

Ministri Manjani deklaroi se mbështet Prokurorinë për hetimet e nisura pasi, sipas tij, shkarkimet janë veprimi më minimal.

Shuaip Zukaj u lirua nga burgu I Shënkollit menjëherë pasi mbaroi dënimin në Shqipëri për një vepër penale, ndërkohë që në kartelën e tij shënohej se kerkohej nga interpoli, pasi ishte dënuar në Kosovë me 20 vite burgim për veprën penale të vrasjes.

XS
SM
MD
LG