Lidhje

Autobusi në flakë, 1 i vdekur, 11 të lënduar


Krujë, autobusi me 31 pasagjerë, ishte nisur nga Vlora në një udhëtim turistik të organizuar nga Kisha ortodokse. Katër gra janë në gjendje të rëndë

Në Shqipëri, një autobus me 31 pasagjerë ka marrë flakë në qytetin e Krujës ndërsa ishte duke udhëtuar në një zonë qendrore të qytetit. Një grua e moshës 65 vjeçare humbi jetën pa mundur të dalë nga mjeti. Të paktën 11 të tjerë, edhe ato gra, kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar menjëherë drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë. Sipas të dhënave nga spitali, 8 prej tyre janë në reanimacion, nga të cilat 4 gra konsiderohen në gjendje të rëndë pasi kanë djegie në mbi 50 përqind të trupit.

Autobusi ishte nisur nga Vlora në një udhëtim turistik të organizuar nga Kisha Ortodokse e këtij qyteti. Sipas dëshmitarëve, në brendësi të mjetit kanë nisur të shfaqen re tymi. Në momentin që shoferi ka zbritur, për të parë se cfarë po ndodhte menjëherë kanë shpërthyer flakët. Një pjesë e udhëtarëve kanë mundur të zbresin nga dera ndërsa të tjerë nga dritaret. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë më pas zjarrfikëset, ndërsa të plagosurit janë dërguar më pas në Spitalin e Krujës, për t’u transferuar pak më vonë me helikopterë drejt kryeqytetit.

Autobuzi I përfshirë nga flakët ishte mjet i një agjencie udhëtimesh, prodhim i vitit 2006. Sipas të dhënave të para nga hetimi, dyshohet se shkak i shpërthimit të menjëhershëm të flakëve, të etë qenë një problem në sistemin elektri të automjetit.

XS
SM
MD
LG