Lidhje

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe


Nëntë persona janë konfirmuar të vdekur dhe shumë më tepër rezultojnë të humbur nga mbytja e një anijeje në detin Mesdhe të premten, ndërsa trupat e mbi 100 emigrantëve nga një tjetër anije e mbytur pak ditë më parë u shfaqën në brigjet e Libisë.

Të premten, një anije prej druri 25 metra e gjatë e mbushur me njerëz, u përmbys 140 kilometra në jug të Kretës. Ekipet e kërkimit shpëtuan më shumë se 340 njerëz, pjesa më e madhe e tyre nga Afrika.

Të paktën tre anije si dhe dy helikopterë shpëtimi u vunë në kërkim të të mbijetuarve. Mendohet se në anije kishin qenë rreth 700 vetë.

Shumica e të mbijetuarve u dërguan në Itali; të tjerë në Maltë, Egjipt dhe Turqi.

Grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International i bëri thirrje Bashkimit Evropian të premten për të ndalur planet e tij, që synojnë kthimin e azilkërkuesve në Turqi, e cila tashmë ka 3 milion refugjatë, më shumë se 90 për qind nga Siria e shkatërruar nga lufta.

Amnesty International tha se marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë për të frenuar valën e refugjatëve është e paligjshme dhe jo e menduar mirë.

XS
SM
MD
LG