Lidhje

Sot fillon muaji i shenjtë i Ramazanit


Besimtarët do ta kalojnë këtë muaj duke agjëruar gjatë orëve të ditës, dhe duke iu përkushtuar lutjeve dhe studimit të Kuranit. Dallimet kulturore dhe gjeografike mendohet të jenë arsyeja e ndryshimeve në mënyrën se si myslimanët përjetojnë muajin e shenjtë.

Agjërimi gjatë orëve të ditës është më i vështirë për njerëzit që ndodhen pranë rajoneve polare, ku ka ditë të gjata vere. Klerikët myslimanë kanë qarkulluar gjatë viteve të fundit urdhëra fetarë që i lejojnë besimtarët e rajoneve të ndryshimeve të ndjekin oraret e lindjes dhe perëndimit të diellit të Mekës.

Nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Barack Obama uroi nëpërmjet një deklarate të gjithë myslimanët e botës. Zoti Obama u kërkoi amerikanëve të kujtojnë miliona njerëz, jetët e të cilëve janë tronditur nga konfliktet në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG