Lidhje

Rasti i vrasjes së gorillës në kopështin zoologjik


Prokurorët amerikanë thonë se nuk do të ngrejnë akuza ndaj nënës së djalit të vogël, që ra në mjedisin e gorillave në kopshtin zoologjik të Ohajos, duke detyruar autoritetet të vrisnin gorillën, që i takonte një grupi speciesh të rrezikuara, pasi ajo kishte kapur djalin.

Vrasja e gorillës më 28 maj, shkaktoi zemërim të madh në publik. Qindra mijëra njerëz dënuan vrasjen e majmunit në median sociale si dhe kritikuan nënën për neglizhencë ndaj fëmijës së saj. Por prokurori Joe Deters tha se nga hetimet nuk ka të dhëna për të ngritur akuza për neglizhencë.

Që pas incidentit, autoritetet në kopshtin zoologjik kanë marrë masa shtesë për të përforcuar gardhin. Ata nuk bënë ndonjë koment pas vendimit të prokurorit. Kopshti zoologjik pritet të rihapet sot. Tipi i gorillës si ajo që u vra, gjendet në pyjet tropikale të Kamerunit, Republikës së Afrikës Qerndrore dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Gorilla e kopshtit zoologjik ishte 17 vjeç. Për shkak të bimësisë së dendur në zonën ku jetojnë, shkencëtarët e kanë të vështirë të dinë me saktësi se sa është numri i këtyre specieve. Por ata mendojë se e ardhmja e saj është rrezikuar nga gjuetia e paligjshme, zvogëlimi i zonës së banimit dhe nga virusi i Ebolës.

XS
SM
MD
LG