Lidhje

Turqi, vritet një polic dhe dy civilë me makinë bombë


Një oficer policie dhe dy civilë u vranë nga shpërthimi i një makinë bombë pranë një stacioni policor në Turqi në afërsi të kufirit me Sirinë, tha sot kryeministri turk Binali Yildirim.

Rreth 30 të tjerë janë plagosur në qytetin Midyat, në juglindje të vendit ku mbizotëron popullsia kurde. Kryeministri fajësoi militantët kurdë për sulmin. Partia Punëtore e Kurdistanit, PKK, që nga korriku ka vënë në shënjestër policinë dhe ushtrinë turke në luftën e saj për autonomi në juglindje të Turqisë.

11 persona, përfshi 7 oficerë policie, u vranë të martën në një sulm të ngjashëm në Stamboll, ku mbeten të plagosur 36 njerëz.

XS
SM
MD
LG