Lidhje

Maqedoni, paqendrueshmëri në rritje


Një anketë e re në Maqedoni tregon se paqëndrueshmëria politike në vend është në rritje. Anketa e publikuar sot nga një qendër kërkimore e Institutit Ndërkombëtar Republikan amerikan, tregon se vazhdon të bjerë besimi i publikut lidhur me kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta e të lira.

Në një deklaratë, Presidenti i Institutit, Mark Green, tha se anketa thekson nevojën që udhëheqësit e Maqedonisë të përqendrohen tek reformat të cilat të mund të risjellin besimin e publikut në institucionet demokratike.

Pesimizmi për gjendjen politike, është ndikuar me sa duket nga qëndrimi i qeverisë ndaj skandalit të përgjimeve që dolën në dritë vitin e kaluar. Skandali tregoi se ishin përgjuar në mënyrë të paligjshme mijëra qytetarë të Maqedonisë.

Nga anketa del se 64 përqind e të pyeturve nuk janë dakord me vendimin e Presidentit Gjorge Ivanov për të falur zyrtarët e implikuar, ndërsa 63 përqind mbështesin punën e prokurores së posaçme të ngarkuar për hetimin e skandalit.

XS
SM
MD
LG