Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në një vizitë në Bruksel ku është takuar me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Një nga temat e diskutuara ishin edhe bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një kohë kur të dyja palët tashmë që pesë muaj nuk janë takuar dhe sipas analistëve në Prishtinë ky proces ka degraduar dhe duhet të ndryshohet formati i tij. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.