Lidhje

Forcat irakiane çlirojnë Falluxhën


Forcat irakiane çliruan qytetin e Falluxhës që mbahej nga luftëtarët e Shtetit Islamik, pas një ofensive ushtarake njëmujore, sipas një zyrtari të lartë irakian.

Shkatërrimet në qytet janë mjaft të mëdha. Të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të drejtuar nga SHBA dhe me ndihmën e një kontingjenti të fortë të milicive shiite, forcat irakiane zhvilluan luftime të ashpra për të dëbuar luftëtarët ekstremistë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë tani nevojë për ndihmë humanitare.

Ndërkohë, zyrtarët në lindje të Afganistanit thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë më shumë se 135 militantë të Shtetit Islamik, duke përfshirë komandantë të lartë.

XS
SM
MD
LG