Lidhje

SHBA: Vështirësi punësimi për studentët e huaj


Një raport i kohëve të fundit për punësimin tregon optimizëm më të madh dhe mundësi punësimi për të sapo diplomuarit amerikan që hynë të tregun e punës këtë vit. Por studentët e huaj përballen me pengesa të shumta ligjore dhe sociale pas diplomimit, pavarësisht mundësisë për të qënë kontribues të rëndësishëm në ekonomi.

Për të diplomuarit e 2016, e ardhmja duket e mirë. Hulumtimet nga firma e konsulente Accenture tregojnë se 88 përqind e të diplomuarve amerikanë në shkallë vendi janë optimist për punësim, rritje me 23 përqind nga një vit më parë. Divid Smith është me firmën Accenture.

“Ata kanë menduar për përspektivën e tyre. E kanë studiuar tregun e punës dhe kanë menduar mbi karrierën para se të zgjidhnin degën e studimit në universitete.”

Por ky përmirësim nuk i ndihmon të gjithë. Hua-Yu Sebastian Cherng është profesor në Universitetin e Nju Jorkut.

“Pyetja e parë nga punëdhënësit është...a keni të drejtë të punoni në Shtetet e Bashkuara ?

Për studentët ndërkombëtar që kontribuan më shumë se 30 miliardë dollarë vitin e kaluar në shpenzimet e shkollimit, pengesat ligjore dhe sociale e bëjnë të vështirë hyrjen në tregun e punës.

Profesori Cherng me Universitetin e Nju Jorkut tregon se rregullat amerikane shpesh pengojnë kompanitë që të investojnë tek të diplomuarit e huaj përveç vizës 12 mujore të praktikës dhe trajnimit.

“Një kompanie i kushton nga 10 mijë deri 20 mijë dollarë sponsorizimi i një vize H1B. Në varësi të ekspertizës ata bëjnë kërkesën pranë qeverisë amerikane, ku refuzimi është në shkallë të lartë.”

Bingqing Zhou , nga Kina kujton presionin e vazhdueshëm që ajo ndjeu menjëherë pas marrjes së diplomës.

“E zbulon se askush nuk të sponsorizon, sepse mund të punësojnë lehtë dikë pa nevojë vize. Pra, pse do të lodheshin që të punësojnë dikë që ka nevojë për vizë?”

Pas marrjes së kartës jeshile në vitin 2013, Zhou ndjehet se shanset e saj janë të kufizuara, pjesërisht pasi anglishjta është gjuha e dytë për të, një problem që e ndan me studentët e huaj. Arely Cordova është studente e huaj në Universitetin e Nju Jorkut.

“Më merr shumë kohë spjegimi i ideve komplekse, kryesisht atyre abstrakte. Më duket e komplikuar por përpiqem të vazhdoj.”

Arely Cordova, studente Fulbright nga Meksika, thotë se jeta në Shtetet e Bashkuara e ka mësuar atë me pengesat që përballen pakicat si ndërtimi i kapitalit social dhe përballja me paragjykimet.

“Sistemi është ndërtuar në një mënyrë që nuk ndihmon pakicat dhe pakicave u duhet të punojnë dy apo tre herë më shumë se sa të tjerëve.”

E diplomuara Zhou e pranon se pengesat me të cilat përballet janë të vështira, por të kapërcyeshme. Gjetja e vetbesimit, thotë ajo, është po aq e rëndësishëm sa edhe sfidat e tjera në përpjekjet për të arrtitur Ëndërrën Amerikane.

XS
SM
MD
LG