Lidhje

Volkswagen, dakord të paguajë 14.7 miliardë dollarë për skandalin


Firma Volkswagen ka rënë dakord t’u paguajë pronarëve amerikanë të makinave të saj rreth 15 miliardë dollarë për manipulimin e shkallës së ndotjes, skandal që shpërtheu shtatorin e kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja, e njoftuar sot nga një Gjykatë e Qarkut në San Francisko, përfshin shumën prej 10 miliardë dollarësh për të blerë mbrapsht nga pronarët rreth 475,000 automjete ndotëse.

Marrëveshja gjithashtu përfshin 2.7 miliardë dollarë për zbutjen e mjedisit dhe 2 miliardë për kërkime në fushën e teknologjisë që eleminon krejtësisht ndotjen.

Pronarët amerikanë të makinave me motorë me naftë 2-litra kanë alternativën për ta kthyer makinën tek Volkswageni për të marrë paratë, ose ta riparojnë pa shpenzime. Cilado qoftë zgjedhja e tyre, secili do të marrë një kompensim prej 5,100 deri në 10,000 dollarë.

Prodhuesi gjerman i makinave do të ofrojë shërbime pa pagesë, por çdo riparim që përmirëson kontrollet e ndotjes ka të ngjarë të ketë ndikim negativ në cilësinë e makinës përsa i përket shpejtësisë dhe harxhimit të karburantit.

XS
SM
MD
LG