Lidhje

Kukës, nën arrest 6 të dyshuar për trafik njerëzor


6 përsona u arrestuan nga forcat e policisë në dalje të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën në flagrancë duke transportuar me një mikrobus 18 shtetas të huaj, të dyshuar si afganë. Sipas policisë, te huajt do të transportoheshin ilegalisht në Kosovë përmes kufirit të gjelbërt, me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Europian.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë banorë të fshatit Morinë, në Kukës, ku gjendet edhe pikëkalimi kryesor i Shqipërisë me Kosovën. Ata akuzohen për veprat penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “organizatë kriminale”.

Sipas policisë 18 shtetasit e huaj, që po trafikoheshin, kanë hyrë ilegalisht në territorin e Shqipërisë nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek.

Prej muajsh dyshohet se është aktive një linjë ilegale dhe e organizuar trafikimi nga kufiri i Shqipërisë me Greqinë në drejtim të pikëkalimeve kufitare me Malin e Zi dhe ato me Kosovën.

XS
SM
MD
LG