Lidhje

Carter mbi përpjekjet për marrjen e Mosulit


Mideast Iraq US
Mideast Iraq US

Forcat amerikane do të ndihmojnë Irakun të ndërtojë një qendër logjistike në një aeroport të rimarrë nga forcat irakiane, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter para një vizite të paparalajmëruar sot në Bagdad. Ai shtoi se baza më pas do të përdoret në përpjekjet për të rimarrë nën kontroll Mosulin, qyteti më i madh i kontrolluar nga Shteti Islamik.

Forcat qeveritare irakiane thanë se të shtunën ato rimorrën kontrollin e bazës ajrore Qayara, 60 km në jug të Mosulit. Operacioni për rimarrjen e bazës u mbështet me sulme ajrore nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

"Rimarrja e aeroportit të Qayaras Perëndimore do të pasohet me operacione të tjera. Qëllimi është krijimi i një qendre logjistike atje, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të jenë të pranishme atje për të dhënë mbështetje logjistike," u tha gazetarëve Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter.

Aeroporti është "një nga qendrat nga ku forcat irakiane, të shoqëruara dhe këshilluara nga ne si të nevojshme, do të realizojnë operacionin e marrjes së Mosulit," shtoi ai.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes, duke e krahasuar bazën ajrore të Qayaras me bazën ajrore Takadum në perëndim të Bagdadit, tha se “beteja për Mosulin ka arritur kulmin dhe ne kemi nevojë për një vend të fortë nga I cili ne mund të planifikojmë dhe mbështesim irakianët”.

Sekretari i Mbrojtes Ash Carter gjatë vizitës në Bagdad do të takohet me kryeministrin e vendit Haider al-Abadi dhe ministri i Mbrojtjes, Khaled al-Obaidi.

Ai gjithashtu do të takohet me gjeneral-lejtnantin e Ushtrisë Amerikane, Sean MacFarland, i cili po udhëheq përpjekjet e koalicionit kundër Shtetit Islamik në Irak dhe në Sirinë fqinje.

XS
SM
MD
LG