Lidhje

Autori i sulmit në Nisë dhe lidhja me ISIS-in


Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, tha sot se hetimet e deritanishme nuk tregojnë të ketë lidhje mes autorit të sulmit në Nisë, ku u vranë 84 njerëz dhe “rrjeteve terroriste.”

Ministri francez tha sot në një intervistë për radion franceze RTL, se ndërsa grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Ditën e Bastijës, tani për tani nuk janë gjetur gjatë hetimeve lidhje mes grupit terrorist dhe autorit të sulmit.

Zoti Cazeneuve shtoi se shoferi i kamionit, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, franko-tuniziani 31 vjeçar, banor i Nisës, mund të jetë nxitur nga mesazhet e ISIS-it, por jo medoemos e ka koordinuar sulmin vdekjeprurës me një rrjet terrorist.

Ai tha se 58 persona vazhdojnë të jenë në spital pas sulmit të së enjtes, 29 prej tyre në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit. Gjithsej numri i të plagosurve ishte 308 vetë.

Mes tyre, shumë ishin fëmijë që kishin dalë me familjet e tyre të enjten në mbrëmje të shihnin shfaqjen e fishekzjarreve me rastin e festës kombëtare të Francës.

XS
SM
MD
LG