Lidhje

Korçë, bllokohet kamioni me marijuanë


Policia Kufitare shqiptare tha se bllokoi në pikën kufitare të Kapshticës, në kufi me Greqinë, 260 kilogramë marijuanë. Droga kishte sipas policisë destinacionin final Turqinë. Sipas burimeve zyrtare marijuana u gjet në një kamion tregëtar që drejtohej nga një shtetas turk.

Policia tha se lënda narkotike u zbulua në pjesën e shasisë së karrocerisë së kamionit gjatë procesit të skanimit të kryer nga dogana. Marijuana, sipas burimeve policore, ishte paketuar në 253 pako, të mbështjella me letër alumini.

Ndërkohë në jug të Shqipërisë policia njoftoi operacione të reja në Vlorë dhe Gjirokastër ndaj kultivuesve të marijuanës. Dhjetëra mijë bimë marijuane janë shkatërruarpërmes djegies. Në Vlorë policia tha se arrestoi tetë persona nga Vlora dhe Berati ndërsa janë sekuestruaredhe disa armë zjarri që shërbenin për ruajtjen e vatrave të mbjella me marijuanë.

Edhe në Qarkun e Gjirokastrës në 24 orët e fundit janë shkatërruar rreth 8 mijë bimë narkotike në zona që nuk njiheshin më parë për kultivim, ndersa disa persona jane shpallur ne kerkim policor.

XS
SM
MD
LG