Lidhje

DASH uron Shqipërinë


Departamenti amerikan i Shtetit tha se miratimi i reformës në drejtësi është një hap historik për demokracinë e Shqipërisë.

Zëdhënësja Elizabeth Trudeau uroi popullin e Shqipërisë dhe tha se “miratimi i njëzëshëm i reformës është një deklaratë e fuqishme e bashkimit kombëtar.” Udhëheqësit e Shqipërisë, tha ajo, e kanë venë vendin në anën e duhur të drejtësisë në histori dhe e kanë çuar më tej në rrugën euroatlantike.

"Ky sukses, - tha zëdhënësja, - i takon popullit dhe shoqërisë civile shqiptare, që nuk hoqën dorë nga kërkesat e tyre për ndryshim. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ta ndihmojnë Shqipërinë për ta vënë në zbatim këtë reformë me sukses.”

XS
SM
MD
LG