Lidhje

Itali, mëse 500 emigrantë të shpëtuar në det


Marina italiane bëri publike video që tregojnë disa operacione, në të cilat më shumë se 500 emigrantë janë shpëtuar në det gjatë dy ditëve të fundit.

Ata janë vetëm një pjesë e 2,900 njerëzve të shpëtuar në kanalin e Siçilias që nga e diela nga agjencitë e ndryshme që veprojnë në Mesdhe.

Ende nuk ka hollësi për shtetësinë e personave të shpëtuar, por Italia vazhdon të jetë në vijën e parë të krizës së emigrantëve që tani është në vitin e saj të tretë. Që nga fillimi i vitit 2014, më shumë se 400,000 emigrantë kanë hyrë nga deti.

Vdekjet e emigrantëve në Mesdhe kanë arritur në 3,000 këtë vit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin.

Italia ka pranuar rreth 90.000 emigrantë që nga fillimi i këtij viti.

XS
SM
MD
LG