Lidhje

Një lule e rrallë në Kopështin Botanik


Një lule e rrallë gjigante ka lulëzuar në Kopshtin Botanik të Shteteve të Bashkuara këtu në Uashington. Kjo bimë është mbi dy metra e gjatë dhe kërkon një temperature mbi 40 gradë celsius për të mbijetuar. Mijëra vetë kanë shkuar ta shohin atë dhe jo vetëm sepse është më e madhja në botë.

Lulja kufomë, siç quhet ajo, ka ngjyra vjollcë dhe të gjelbër dhe një erë të pakëndshme, e cila shërben për të tërhequr insekte të veçanta, si lloje të ndryshme mizash, në vend të bletëve dhe fluturave, të cilat zakonisht shkojnë tek lulet me aroma të mira.

Era i ngjason mishit të kalbur dhe botanistët thonë se i duhet një sasi shumë e madhe energjie për të realizuar një çelje kaq të madhe. Lulja e ka origjinën nga Sumatra e Indonezisë.

Një nga arsyet e radhëve të gjata për ta pare atë është se lulëzimi i saj zgjat vetëm 24 deri në 48 orë. Kopshti Botanik ka 11 lule të tilla, por është hera e pare që ajo që po shohin vizitorët këtë radhë lulëzon.

XS
SM
MD
LG